Berisha justifikon humbjen: Rakip Sulin e ndihmoi për vota Dan Hutra

schedule15:16 - 26 Maj, 2023

schedule 15:16 - 26 Maj, 2023

Pak javë më parë, Berisha ra pre e një provokimi dhe nxori një foto të kitaristi Joe Walsh, i grupit të famshëm amerikan, “the eagle”,  sikur ishte Erion Veliaj, që me paruke shkonte në Iran, për të sjellë këtu paratë e për t’i pastruar tek inceneratori. Por ai nuk i ndalon sajesat, edhe kur e vërteta nuk është e vështirë të shihet dhe zbulohet.

Këtë të premte, me besimin e patundur tek qytetari digjital, Berisha nxori një gjoja dokument, që tregonte se Rakip Suli, kryebashkiaku i Kamzës, donte t’i vendoste emrin e Dan Hutrës, i arrestuar më 1 mars, për vrasjen e 3 grave në një ditë, një rrugë në këtë bashki.

Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz”, tha ai.

Nuk kaloi shumë dhe mashtrimi doli në dritë. Edhe në këtë rast, Berisha ka rënë pre e një sajese, duke mos treguar as kujdesin minimal për vërtetësinë e saj.

Disa mesazhet të bëra publike, pas konferencës së Berishës me gazetarët, tregojnë se emri i Dan Hutrës, në dokumentin çuar Berishës, ka zëvendësuar emrin e “Adil Himallari”, që këshilli bashkiak i Kamzës, ka miratuar.

Qytetari digjital, për t’u bërë edhe më i besueshëm, së bashku me dokumentin e ndryshuar, për emrin e rrugës i ka dhënë Berishës dhe një arsyetim, që i shkon përshtat këto kohë Berishës dhe justifikimeve të tij, të humbjes së thellë të zgjedhjeve të 14 majit, edhe në Bashkinë Kamzë, dikur një bastion i djathtë.

Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime”, tha ai.

Më parë, Berisha në kërkim gati dëshpërues të fakteve të vjedhjes së votave, ka pretenduar se u maipulua, edhe votimi elektronikë në Kamëz, duke thënë se qytetarët votonin kandidatin e tij, por pajisjet elektronike nxirrnin emrin e Rakip Sulit.

Ky manipulim në Kamëz, sipas Berishës, është aq i madh, sa edhe një i burgosur prej më shumë se 2 muajsh, ka bindur dhe ka blerë votën e qytetarëve, që Kamza e kthyer majtas, të mos bëhej sërish blu, sikundër mbajnë emrin disa rrugë e bulevarde.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!