Pas 4 orësh në selinë blu, kreu i PD Sali Berisha ka ikur në shtëpi. Për gati 4 orë Sali Berisha ka monitoruar të gjithë procesin nëpërmjet mediave dhe zhvillimeve të të fundit që transmetohen.
Më herët kreu i opozitës doli në një deklaratë për mediat falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe u bëri thirrje që të shkojnë të ushtrojnë vullnetin e tyre të lirë për të votuar.
Në mëngjes në shkollën 9-vjeçare “Kosova”, kryedemokrati i shoqëruar nga bashkëshortja, djali dhe nusja e djalit votuan./abcnews.al