Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha i kujton Brahos dosjet: Heto Dumanin, e ke te Toyota Yaris

schedule15:17 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 15:17 - 12 Dhjetor, 2025

Nuk e uroi, nuk ia përmendi emrin, por as nuk e sulmoi. Sipas Sali Berishës në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, nuk kishte patur asgjë të veçantë. Nuk e tha, por e la të kuptojë se nga rasti Dumani, kishte një progres.

“Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. Jo”.

Berisha për herë të parë ishte i dashur edhe me Gonzaton.

“Përqendrimi aq i lartë i trupit diplomatik në sallën e zgjedhjes, se ajo u bë me qëllimin e vetëm për të neutralizuar dorën e zezë të Edi Ramës dhe presionet ndaj anëtarëve të KLP-së.”

Pra, Berisha thotë që Braho nuk është i Ramës, por i ndërkombëtarëve. Por në fakt Rama e uroi i pari Klodian Brahon”

“Lexo pak, si e uroi, mëshirë, mëshirë, mëshirë. Kaq ishte, mëshirë, mëshirë, mëshirë.”

Megjithëse, e ka të paqartë se cili ishte i preferuari i Ramës për kreun e SPAK, nuk e fshehu dot mërzinë për Dolores Musabelliun”.

“Aty ishte një zonjë, ç’ka tregon se ajo trupë e KLP-së është mizogenike dhe nuk i dhanë asnjë votë.”

Por a do vijojë që SPAK-u të jetë SKAP? Për Berishën, kjo varet nga Klodian Braho, të cilit kreu i opozitës, me mënyrën e vet i numëroi dosjet që i akoma varur në zyrë. Një mesazh për Brahon, që ashtu si dikur hetoi Adriatik Llallën, të gjejë guxim të hetojë edhe Dumanin.

“Cilido që mendon se deklaratën për organizatë kriminale e kam politike, i kërkoj vetëm një gjë, të lexojë dosjen Toyota Yaris. Do bindet nëse ka në Skap një grup të strukturuar kriminal apo një organizatë kriminale.”

Por doktori nuk harroi festën dhe të munguarin e saj të vetëm, Salianjin. Dhe dihet: Për Berishën, demokrat lind, nuk bëhesh. Mesa duket ketë fat nuk do e ketë edhe për shumë kohë, Ervin rebeli.

“Nuk e ka ndjerë. Për të qenë aty duhet të ndjesh përvjetorin. Kaq. Nuk e ka ndjerë”

Dhe si për t’i çuar një paralajmërim të fundit. I kujtoi se doktori nuk ka pyetur për krahun e djathtë, jo më për të majtin. Të dy krahët në fakt sipas tij, të blerë nga Edi Rama.

“Unë shkarkova Ilir Rusmalin. Paccka se u njoftua prej njerëzisë si dorëheqje, jo, sështë e vërtetë, e shkarkova unë.”

As Rusmali nuk ishte të enjten në festë. Aty mungoi edhe Lulzim Basha. Ish kryetari ishte hequr edhe nga spoti i përvjetorit. Por a është hequr nga zemra e doktorit?

“Po të kisha vënë Lulzim Bashën, do ti vija një kryq të kuq”

Por edhe këtu, e kishte një mesazh. Nëse mban gojën mbyllur, në festë nuk të merr, por të paktën të kursen nga kryqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!