Berisha i bashkohet protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

schedule17:24 - 18 Maj, 2020

schedule 17:24 - 18 Maj, 2020

Ish kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës së qytetarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas shembjes një ditë më parë të godinës së tij. Berisha i është bashkuar turmës së protestuesve ne shesh.

Opozita dhe përfaqësuesit e saj janë pjese e protestës së udhëhequr nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Lexo edhe: Protesta për shembjen e Teatrit, 1 000 policë, RENEA dhe anti-terrori në gatishmëri

Ndërkohë, protesta e sotme monitorohet nga mbi 1 mijë forca policie.

Artistët pretendojnë se gjatë prishjes së teatrit një pjesë e madhe e tyre kanë qenë brenda dhe akuzojnë përgjegjësit për tentativë për vrasje. Po ashtu artistët kanë deklaruar që të ndalojnë me aq sa ka ngelur prishja e godinës dhe të rindërtojnë siç ishte TK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!