Sali Berisha nuk foli asnjë fjalë për protestën e tij të parë ne mandatin e katërt, në opozitë.
Një protestë që doktori do e kishte konsideruar madhështore, por pjesëmarrja, kërcënimet ndaj gazetarëve dhe shfaqja e Alma Kacit, nuk e merituan as një përgëzim nga doktori.
Sukses për Berishën, ishte vetëm vizita e tij në Bruksel.
“Mund ti them shqiptarëve se, ky hap i parë shumë i rëndësishëm në mbrojtje të votës së tyre. ishte pra edhe një vazhdimësi dhe një sukses tjetër në realizimin e qëllimit tonë”, tha ai.
Ky është qëllimi më madhor i PD-së dhe opozitës së vërtetë shqiptare. “Doktori tha se në Bruksel, bindi ndërkombëtarët se zgjedhjet e 11 majit janë të manipuluara në 10 qarqe, dhe je në 12, sigurisht përjashtohen Shkodra e Kukësi, të cilat i fitoi.
Por liderët ndërkombëtarë të premten i kishte në Tiranë, dhe Berisha nuk i bindi dot as me numrat e protestuesve e jo më të zgjedhjeve. Dhe protesta në Tiranë duket se i ka lënë një shije të hidhur doktorit. Ai paralajmëroi, se tani edhe protestat do i bëjë jashtë.
“Nuk është e largët dita kur ambasadat e Shqipërisë në botë të rrethohen nga populli që iu shkelmua vota, dhe ky është vetëm një hap”, u shpreh ai.
Tashmë, nuk ka më Shqipëri Madhështore. Doktori ka ndryshuar edhe sloganin. Ka rikthyer melodinë e vjetër “Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”. Por tani, nuk i duhen zgjedhje për zgjidhje. PS perveç numrit 1, ia mori dhe numrin 2. Kurse doktori duhet te mbajë mbi supe, fajin historik për këtë rezultat katastrofik, dhe vrasjen e opozitës.