Analisti Arben Meçe, komentoi për ‘News Line’, rezultatet e sondazhit të publikuar një ditë më parë, nga ABC News dhe Angie Ricerche.
Mece tha se pritshmëritë e tij janë që PS edhe në këto zgjedhje të drejtojë e vetme Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme.
“Rezultatet janë të tilla, që të gjitha sondazhet janë në sinkron me njëra tjetrën. Nëse ky sondazh nxjerr me 50 % PS, vetë formula e zgjedhjeve e zgjedh PS si një parti që e vetme do drejtojë përsëri Shqipërinë. Nuk ka gjëra që janë të diskutueshme. Do shihni në sondazhet e tjera rënie të ndjeshme të PD dhe ngritje të PS.
Kulmin PD e pati në nisje të fushatës, njerëzit kishin pritshmëri kjo është fushata më e vakët e organizuar deri më sot. Aktiviteti i PS është shumë më dinamik. Shumë nga shqetësimet e qytetarëve nuk janë në sinkron me platformën e PD. Janë pritshmëri që po i bëjmë evidente prej mëse një viti, tashmë po lexohen në shifra.
Berisha është me rënie të madhe, pëlqyeshmëria e Berishës është shumë herë më e vogël se e PD. Është kthyer forca regresive në atë parti. Qeveria në terma reale, e con PS në zgjedhje peblishitare, përsëri me 2/3. Dëmi që i kanë sjellë Berisha e Meta koalicionit është i pallogaritshëm.” – u shpreh Meçe./abcnews.al