Berisha: Fjala e Tahirit, plumb në zarf për Ramën

schedule22:19 - 3 Maj, 2018

schedule 22:19 - 3 Maj, 2018

Dorëheqja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka shkaktuar jo pak reagime dhe kritika në sferën politike. Ndryshe nga mendimi i kreut të qeverisë Edi Rama, i cili tha se dorëheqja e Tahirit është një akt dinjitoz, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi atë si një marrëveshje mes të dyve dhe si një marrëveshje sipas kockave mafioze.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan dhënë për gazetaren Manjola Bregasi, ish-kreu i qeverisë, tha se fjala e Tahirit ishte plumbi me zarf për Edi Ramën.

Zoti, Berisha, pse Saimir Tahiri e dorëzoi sot mandatin?

Dorëzimi sot i mandatit nga Saimir Tahirit ishte dëshmia më flagrante, para shqiptarëve, Bashkimit Europian, dhe partnerëve tanë kudo në dot, se Edvin Kristaq Rama është kryekumbara i mafies shqiptare, i mafies ballkanike dhe më gjerë. Akti i sotëm i Saimir Tahirit për çdo njeri që ka ndjekur politikën shqiptarë është thjesht një akt për të hedhur hi syve, partnerëve tanë të cilët i treguan Edi Ramës kartonin e kuq. Nuk është absolutisht e vërtetë se ata kërkuan kokën e Saimir Tahirit, sepse ata nuk janë naivë. Ata e dinë se kryekumbari kryesor në Shqipëri është njeriu i cili refuzoi për herë të parë heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ministrit të brendshëm për akuza shumë të rënda nga antimafja italiane dhe Prokuroria shqiptare. Ata e dinë mirë që është njeriu, i cili i ktheu pasaportën Saimir Tahirit,i cili liroi Soton e kapur me miliona euro dhe burimet thonë, së në makinë me Soton, ka qenë dhe Saimir Tahiri, i cili transportonte paratë e Habilajve dhe pasi i ekstradoi në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, dëshmitarin i cili po fillonte të fliste Nazeraj, pasi i bëri të gjitha këto shërbime në një takim që u njoftua nga mediat, gjerësisht në një spital në Tiranë, ku Rama shkoi se gjoja  i dhimbte kërbishtja, ra dakord që Saimir Tahiri për të shpëtuar kokën e Ramës të dorëzohej.

Ju mendoni se kjo heqje e mandatit është në dijeninë e Ramën, ju mendoni se ka një marrëveshje mes tyre?

Absolutisht, një  marrëveshje të plotë, por marrëveshje sipas kockave mafioze. Së pari Edi Rama pas të gjitha atyre masave i tha Mogherinit, u shndërrua në avokatin publik kur nuk ka asnjë të dhënë Prokuroria për Tahirin, arrit në shkallën me ekstreme të mbrojtjes dhe mashtrimit kur deklaroi në Bundestagun gjerman se Saimir Tahiri nuk ka asnjë lloj imunitet, kur ata e dinin shumë mirë se Rama votoi kundër heqjes së imunitet të Saimir Tahirit. Por Rama sulmoi me egërsi prokurorët, të cilët del se ata kanë pasur të drejte në përputhje me ligjin. Kjo dëshmon se ata kanë pasur një ujdi me njëri tjetrin. Kjo është një ujdi mes tyre. Lexo çfarë thotë Saimir Tahiri, ai ka vetëm një kryefjalë. Edi Rama po guxove të flasësh një fjalë kundër në kancelari, apo në parlament, unë do them gjithçka për ty në burg.

Sipas jush a ka ndryshuar diçka mes Ramës dhe Tahirit? Para dy javët, Tahiri ishte gati kërcënues ndaj ish-shefit?

Sot marrëdhëniet e mafiozëve këto janë, beso, por po ma shkele plumbi me zarf. Fjala e Tahirit, ishte plumbi me zarf për Edi Ramën, guxo dhe shkel ato që kemi rënë dakord. Por kjo kuptohet gjithnjë e më shumë jashtë. Ja rreshton të gjitha aty dhe Edi Rama le të guxojë. Sot Europa kërkon kokën e Edi Ramës. Kanë ngelur pa u informuar dhe komentuar në shkallën e duhur një akt që nuk është regjistruar më thonë mua, asnjëherë në historinë e Bundestagut. Bojukoti total i grupit parlamentar politik, më të fuqishëm të Europës CSU-CDU të pritjes së darkës që do shtronte Edi Rama. Unë po ju kujtoj një deklaratë të zëdhënësit të këtij grupi që thotë, “Para se Bashkimi Europian të miratojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, prodhimi dhe trafiku i drogës në vend duhet të ulet në mënyrë dramatike, Të gjithë e dinë që është dhjetëfishuar trafiku. Gjyqësori duhet të jetë i  pavarur nga ndikimi politik dhe të mos jetë objekt i asnjë kontrolli politik, sot gjyqësori është më i anshëm se kurrë dhe e treta, asnjë mandat deputet apo zyrtari të qeverisë nuk duhet të ekzistojë nëse ndaj ti ka urdhër arresti apo tashmë është dënuar. Kjo deklaratë nuk është e djeshme, por e datës 13.12. 2016 dhe është një ditë, pasi ministrat e jashtëm vendosën hapjen e negociatave.

Ku e bazoni argumentin se Europa, po kërkon kokën e Edi Ramës?

Europa ka të qartë se prapa rrënimit të mosplotësimit të këtyre tre kushteve të mëdha qëndron Edi Rama. Nuk mundet kurrë një ministër të kanabizojë gjithë vendin të fusë gjyqësorin në dorë dhe këtë e ka bërë vetëm ai. Nuk mundet kurrë një që ministër, timin. Kujto të gjithë ministrave që ju kemi hequr imunitetin. Kanë pasur burrërinë dhe kurajën kanë kërkuar vetë heqjen e imuniteteve dhe janë votuar në parlament. Ndërsa Tahiri e dorëzoi imuniteti, për të hedhur si syve. Ky është akt midis dy kockave mafioze.

Ndërkohë që Tahiri, ka hedhur  akuza ndaj opozitës?

Lavdërime nuk mund të kishte ndaj opozitës.

A ka fakte për opozitën?

Asnjë, ai është një bandit, nga dita e parë në pushtet hyri si bandit, por banditi dhe iku si bandit, por natyrisht kryebandit është Edi Rama.

Ju prekët gjyqësorin, me ndryshimet që ndodhën në kupolën që ndodhën a keni besim në trajtimin e “Çështjes Tahiri”?

Edi Rama është kryegjykatës dhe kryeprokuror dhe prandaj ndodhi kjo. Pse nuk ndodhi kur nuk ishte kryeprokuror dhe kryegjykatës? Pse Rama refuzoi dhe votoi kundër heqjes së imunitetit të tij dhe bëri të gjitha veprimet pasi mori në dorë frenat e kryeporkurorisë, kjo është realiteti. Kështu që edhe një herë për Eurpën për parnterët është shumë e qartë e Edi Rama është noriega e Shqipërisë./tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!