Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha duhet të jepte dorëheqjen”, Ish nënkryetari i demokratëve: PD ka nevojë për rinovim!

schedule21:01 - 7 Korrik, 2026

schedule 21:01 - 7 Korrik, 2026

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka deklaruar se drejtues të lartë të PD-së kanë sabotuar fushatën e tij zgjedhore.

Spaho theksoi se Berisha duhej të kishte marrë përgjegjësi politike pas humbjes dhe të kishte hapur garën për drejtimin e PD-së.

Ish-nënkryetari i demokratëve tha se ai vetë ka dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve të vitit 2025 për t’u hapur rrugë të rinjve, ndërsa argumentoi se rezultati i dobët i PD-së nuk mund t’i atribuohet vetëm mazhorancës.



Sipas Spahos, edhe pse kryeministri Edi Rama ka përdorur mekanizmat e pushtetit për përfitim elektoral, diferenca prej rreth 300 mijë votash tregon dobësitë e vetë PD.

“Kontraditat që kam pasur ia kam përcjellë Berishës. Desha të dija arsyen kur më hoqën nga drejtuesi politik në Korçë. Më garantoi që do isha në Kuvendin e ardhshëm. Rithemelimi harxhoi energjitë brenda PD-së. Primaret, qëndrimi politik në Kuvend apo me grupin e Lulzim Bashës. Kur erdhi dita e listave, argumenti që mu dha ishte se “ne kështu kemi vendosur”. Mbi këtë, kur pranova të isha në listë të hapur, u dërgua Ivi Kaso me Flamur Nokën të më sabotonin. Drejtues të PD-së më sabotuan fushatën.

Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ta linte garën e hapur. PD ka nevojë për rinovim. Pas zgjedhjeve të 2025 kam dhënë dorëheqjen që t’u hap rrugën të rinjve. Rama përpiqet sa të jetë e mundur, përmes mekanizmave të pushtetit, të përfitojë elektoralisht. E ka bërë dhe në 2021, por u ndamë me 30 mijë vota, tani u ndamë me 300 mijë vota. Ky rezultat është nga dobësia e PD-së dhe PD duhet t’i bënte analizë serioze, por nuk i bëri sepse duhet të mbanin përgjegjësi.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!