Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish kryedemokratin aktual Lulzim Basha. Me një status në rrjetet sociale, Berisha thotë se Basha ka humbur zgjedhjet, qytetarët, demokratët dhe vetë Partinë Demokratike.
Ai thotë se Bashën e gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava.
“Deputeti Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava”, shkruan Berisha. m.v/Abcnews.al