Berisha debate të ashpra me Spiropalin, Edi Palokën “e lëshojnë nervat”: Budallaqe…legena

schedule12:11 - 23 Maj, 2022

schedule 12:11 - 23 Maj, 2022

TIRANË –  Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali, kanë shkëmbyer replika të ashpra nga salla e Kuvendit.

Berisha e akuzoi Spiropalin, se nëpërmjet bashkëshortit të saj i ka dhënë tendera vëllait të saj.

‘Ndrikull Spiropali është titulli i një postimi, pas çdo fjale ka një vjedhje. Ndrikull 5 milionëshja me bashkëshortin e saj, Salarjonin, e cila ia jepte tenderat vëllait të saj që të shtoheshin milionat. Zonja që u pasurua aq shumë në Dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH. Edhe aty përsëri Salarjoni, pra në qoftë se ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njeri-tjetrin me para publike janë Spiropali- Toto. Yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe ditën për diell si kjo. Do të ta them edhe tenderin’, tha Berisha.

Spiropali e ka akuzuar Berishën se për interesa personale djeg partinë si dhe Shqipërinë. Ndërkohë Berisha e ka akuzuar Spiropalin se familjarët e saj po marrin para nga tenderat.

Pasi drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ka dhënë fjalën për procedurë Spiropalit, Berisha nuk ka ikur nga Foltorja. Në krah të tij ka reaguar deputeti i PD Edi Paloka. Ndërsa Felaj i ka kërkuar Berishës të mos flasë.

Paloka ka përdorur fjalë jo të duhur në sallën e Kuvendit, si “budallaqe” apo “legen”. Pas këtij incidenti Ermonela Felaj ka kërkuar edhe largimin e Sali Berishë nga salla.

Spiropali: Nuk do të ma japë fjalën për të përgjigjur sepse lexoi artikullin e një portali të financuar vete me paratë e të vdekurve në Gerdec. Pse ulëret (i drejtohet Edi Palokes)?

Felaj: Pse ulërin nga vendi! Boll hy hakërryet njerëzve në këtë sallë , ju meritoni të dilni jashtë për fjalët që përdorët. Ju nuk fyeni dot askënd.

Spiropali: Unë e njoh vëllain tim, njoh kunatën. Nuk jam nga ata që thonë nuk e njoh baxhanakun. Unë mbaj përgjegjësi për këta sepse një cent të qytetarëve shqiptarë nuk e kanë përfituar njerëzit e mi. Prandaj nuk ma bën mua syri tër. Unë nuk intimidohem, dëgjoje mirë këtë gjë. Ashtu siç po të bëju thirrje ty të shkosh në prokurori dhe SPAK, po ashtu i bëj thirrje institucioneve të shohin me radhë ty dhe familjarët e tu sepse historia të del ndryshe.

Felaj: Paloka të kërkojë ndjesë ose të lërë sallën.

/abcnews.al/
.