“Berisha burim alarmi”, Balla: Pasuritë e sekuestruara kriminale do përdoren për Policinë

12:36 | 25/02/202012:360

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla duke folur për mediat theksoi se Presidenti Meta ka treguar sjellje aspak të pranueshme ndaj ambasadorëve të huaj në Shqipëri, duke e quajtur këtë një sjellje brutale. Gjithashtu Balla hodhi akuza edhe ndaj ish-kryeminsitrit Berisha, duke e cilësuar si personin i cili përhap panik te shqiptarët.

Dua t’ju them angazhimin e maxhorancës tonë për ta thelluar luftën pa kompromis luftën kundër krimit të organizuar, që është intensifikuar me paketën anti- KÇK. Hetimi i pasurive të vendosura në rrugë kriminale do të na çojë në hetimin e personave të përfshira në veprimtari kriminale. Është dhe ligji për sekuestrimin, janë sjellë dhe dy ligje të tjera që përmirësojnë kuadrin ligjor në funksion të një rezultati pozitiv në këtë forcë goditëse. 

Po për si do të menaxhohen këto pasuri? Balla shpjegoi se një pjesë e tyre do të përdoren për nevojat e buxhetit të shtetit. Por, ai tha se pasuritë e sekuestruara nga krimi do të përdoren për të rritur kapacitetet e Policisë së Shtetit.

Balla: Unë dua ta përshëndes Operacionin Forca e Ligjit për rezultatin e deritanishëm. Nga OFL janë referuar në SPAK pasuri që janë vendosur në rrugë kriminale, që tashmë po sekuestrohen. Ishte i domosdoshëm një ligj për administrimin e këtyre pasurive. Vlera e tyre monetare do të jetë shumë e madhe dhe pse jo të rrisim kapacitetet financiare të shtetit shqiptar për t’i përdorur për nevojat buxhetore që ka vendi, por dhe për nevojat e Policisë së Shtetit. 

Shqipëria është një shtet normal ka një qeveri që bën detyrën çdo ditë. Që nga momenti që virusi u shfaq në Kinë qeveria e shqiptare në bashkëpunim me OBSH ka marrë të gjitha masat. I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar se nuk ka hapësirë për panik. Pyetja më duket pa vend. Kongrei i PS do të zhvillohet normalisht, është në një mjedis të mbyllur.

Gjithashtu ai akuzoi ish-kryeminstrin Berisha se përhap lajme të rreme.

“Sa herë që ka një fatkeqësi Berisha vijon të jetë burim alarmi pa asnjë lloj burimi. Që nga momenti kur paralajmëroi tmerroi qytetarët e kavajës. Ishte e turpshme që një ish kryeministër të shpërndajë lajme të tilla. Nuk ndodh asgjëkundi. As në Itali, ku opozita të bëj këtë sjellje të paturshme, për të përdorur politikisht një epidemi. Duhet të jemi të sigurt se qeveria po merr të gjitha masat”, tha Balla.

Do ta shtyjë PS Kongresin në rast se konstatohet një rast me virus, politika shqiptare mesa duket nuk trembet nga koronavirusi?

Balla: Nuk ka vend për panik. Shqipëria nuk është e prekur.

A është ky kongres treditor një shafqje fuqie ndaj Ilir Metës?

Balla: Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit axhenda politike e PS pësoi një ndryshim me disa javë. Kongresi i datës 29 është përcaktuar prej shumë e shumë ajvësh, dhe kjo nuk ka ë bëjë aspak me konfliktin e brndshëm që ka lindus me opozitës dhe presidencës. Ne kemi axhendën tonë politike./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono