Berisha, bashkëbisedim me përfaqësues të diasporës: Jeni të përjashtuarit e mëdhenj, Shqipëria s’e lejon votën tuaj

schedule20:20 - 2 Korrik, 2022

schedule 20:20 - 2 Korrik, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon mbrëmjen e së shtunës një bashkëbisedim me shqiptarët në diasporë. Siç njofton edhe vetë PD, në takim marrin pjesë virtualisht 35 personalitete të fushave të ndryshme të jetës, shkrimtarë, pedagogë, gazetarë, drejtorë bankash, investitorë, artistë e të tjerë.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se roli i diasporës është i madh, por shtoi se emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuarit më të mëdhenj të vendit. Kjo pasi, sipas tij, politika i ka lënë jashtë. Shqiptarët në diasporë nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e votës deri më sot.

“Teknologjia…përcaktuese janë idealet tona që na bashkojnë, shqetësimet tona të përbashkëta. Për zhvillimet në vendin tonë. Unë e kam pritur me shumë interes këtë takim me ju. Para së gjithash për të dëgjuar zërin tuaj, opinionet, sugjerimet, mendimet tuaja. Pasi, në bindjen time më të thellë, kontributi juaj, angazhimi i emigracionit dhe diasporës, për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate realisht kritike në të cilën ndodhet vendi është i domosdoshëm. Por, jo më pak e domosdoshme është njohja e rolit tuaj në zhvillimet e këtij vendi. De facto, emigracioni dhe diaspora të përjashtuarit e mëdhenj. Shqipëria nuk ka lejuar votën tuaj, nuk ka vendosur atë bashkëpunim të domosdoshëm për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve. Dua të sjell në vëmendjen tuaj disa nga zhvillimet më dramatike të cilat e bëjnë kritike gjendjen në Shqipëri…”

Mes personave pjesëmarrës në bashkëbisedim janë emra të njohur për shoqërinë shqiptare si;
Erisa Zykaj – Gazetare, Belgjikë.
Zekri Palushi – Mjek, Australi
Marko Kepi – Përfaqësues i Organizatës “Rrënjët e mia”, SHBA
Dritan Zagani – Ish-oficer policie në ekzil, Zvicër
Iva Grillo – Aktiviste – Irlanë
Erisa Bajaziti – Belgjikë
Daniel Nikolla – Student Ekselent – Britani e Madhe
Big Basta – Artist – Zelandë e Re  /abcnews.al/