Berisha: Alibeaj sillet si ministër i Ramës, Murrizi dhe Hajdari e meritonin rikthimin

schedule13:57 - 6 Maj, 2022

schedule 13:57 - 6 Maj, 2022

Ministër të Edi Ramës e ka quajtur ish-kryeministrin Sali Berisha, Enkelejd Alibeajn, të cilin nuk e njeh pasi e shkarkoi në Kuvendin e 30 prillit. Në një konferencë për mediat në selinë blu, i pyetur nga gazetarët për çështjen e presidentit, Berisha tha se ky debat nuk është zhvilluar ndonjëherë në nivel grupi parlamentar. Sipas tij, Alibeaj po përdoret nga Rama dhe e trajton si ministër të tij.

“Kurrë debati për presidentin nuk është zhvilluar në nivel grupi parlamentar. Zhvillohet vetëm për një shkak se Edi Rama ka marrë peng, Alibeajn e trajton si ministër të qeverisë së tij. Prandaj kërko të negociojë vetëm me  të. Po zhvillohen në dritën e diellit skenarë të padenjë. Lojë e shëmtuar e Edi Ramës me pseudo opozitën”, tha ai.

Berisha theksoi më tej se Alibeaj është i shkarkuar, ndërsa vendimet e Kryesisë së grupit do të respektohen.

“Alibeaj është i tërë në funksion të lojës së Edi Ramës. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë tagër për të thirrur grupin parlamentar. Grupi ka nënkryetarët, sekretarin dhe deputetë e tjerë të cilët mund të mblidhen. Vendimet e kryesisë do të respektohen”, u shpreh ai.

Lexo edhe: “Asnjë kandidat tjetër për kreun e PD?” Berisha: Më 22 maj zgjidhem me referendum

Rikthimin e Rudina Hajdarit dhe Myslim Murrizit, ish-kryeministri e cilësoi të merituar.

“Murrizi, Hajdari ishin dy deputetë që nuk u pajtuan me djegien e mandateve. Në kuvendin e 30 prillit u votua nga i gjithë delegatë një rezolutë që dënohej ky akt dhe përcaktohej qartë se PD nuk mund të djegë mandatet. Qoftë zoti Murrizi, Hajdari meritonin plotësisht vendet e tyre në PD për qëndrimet që mbajtën. Asnjë prej tyre nuk i lejoi vetes të devijojë nga qëndrimi opozitar. E njëjta gjë është edhe për zonjën Topalli”, tha ai.

Teksa i kujtohet se Murrizi dhe Hajdari bashkuan votat për Reformën Zgjedhore, Berisha i justifikon, ndërsa thotë se fajin e kishte Lulzim Basha.

“Reformën zgjedhore e futi në kaos Basha. Uë nuk fajësoj fare Rudinën, por Bashën, sepse çdo marrëveshje. Rudina ishte deputete. PD kishte muskuj. Ai tregoi gjë muskuj PD Edi Ramës, asnjë.  Se është bërë vulgare kjo fjalë, por Basha tradhtoi demokratët”, u shpreh ish-kryeministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!