Deputeti i partisë “Agimi i Artë”, Konstaninos Barbarusis, u arrestua pas thirrjes për grusht shtet gjatë debatit të dy ditëve të fundit në Kuvendin grek dhe për thirrjen për arrestimin e kryeministrit Aleksis Tsipras.
Siç theksojne mediat greke, ai është arrestuar me urdhër të prokurorisë për shkak fjalimit në Kuvend për grusht shteti.
Barbarius gjatë diskutimit tha, “Filloi copëtimi i Greqisë. Udhëheqësia e vendit po sjell ligje që nuk janë në interes të kombit, por që janë në interes të tyre, i bëjë thirrje udhëheqës ushtarake që të respektojnë betimin që e kanë dhënë dhe të arrestojnë kryeministrin Tsipras, ministrin e Mbrojtjes, Kamenos dhe kryetarin e shtetit, Pavlopulos që të pengohet kjo tradhëti”.
Vetë partia “Agimi i Artë”, e ka dënuar komentet e deputetit të tyre dhe e ka përjashtuar nga radhët e saj./abcnews.al