Tërhiqet gjatë natës lumi Osum në Berat. Ndërprerja e reshjeve të shiut ka sjellë uljen e prurjeve të lumit. Gjatë gjithë natës situata në lagjen Goricë është mbajtur nën kontroll, ndërkohe që reshjet janë ndërprerë dhe kanë sjellë ulje të prurjeve. Gjithë rrugët e qytetit janë të zhytura në baltë dhe uji po largohet nga pedonalja e qytetit. Bashkia ka vënë në punë të gjithë punonjësit për pastrimin e pedonales dhe rrugës. E vështirë ka qenë situata gjatë natës dhe në Urën Vajgurore në lagjen “Dafinat”.
Në Skrapar shumë fshatra janë ende pa energji elektrike. Përroi i Guhakut atje ka vërshuar duke dëmtuar dhe një biznes me prurjet e tij. Shumë toka bujqësore në njësitë administrative të Urës Vajgurore janë nën ujë. Po nis të bëhet verifikimi i dëmeve nga gjithë situata e krijuar./abcnews.al
https://youtu.be/iXDO1g8IXwE