Berat, një nga shkollat më të rëndësishme në gjendje skandaloze

schedule15:57 - 13 Shtator, 2018

schedule 15:57 - 13 Shtator, 2018

Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” në Berat, për këtë sezon arsimor do të presë nxënësit në kushte shumë të rënda. Muret brenda janë të mbushur me lagështirë e myk, kurse vetë godina rrezikon të shembet.

Ajo çfarë shikohet e bukur nga jashtë nuk është e tillë brenda. E lyer por muret janë me lagështirë. Suvaja e tavanit ka rënë në të gjitha klasat. Kjo është gjendja e një prej shkollave më të rëndësishme të Beratit, shkolla e mesme Babë Dude Karbunara. Drejtuesit e shkollës thonë se kanë kërkuar ndërhyrje për riparim. Ata i janë drejtuar bashkisë, por kanë marrë përgjigje negative për mungesë fondesh.

Llazar Palla, drejtori i gjimnazit: “Kemi kontaktuar edhe me pushtetin vendor, Bashkinë e Beratit dhe na është premtuar që vitin që vjen të kemi një rehabilitim të plotë të kësaj shkolle. Mirëpo unë mendoj se taraca nuk mund të presi më, është emergjencë, se si do të zgjidhet nuk e di.”

Në këtë gjimnaz studiojnë 800 nxënës. Por këtë vit të ri arsimor do ti shtohen dhe 400 nxënësit e shkollës 9-vjeçare 1-Maji, të cilët do e zhvillojnë mësimin pasdite. Kryetari i Bashkisë nuk thotë se është në pritje të miratimit të projektit, por gjasat janë që mësimi për këtë vit të zhvillohet në këto ambjente.

Petrit Sina, kryetar i bashkisë: “Ne si bashki kemi aplikuar drejt thirrjeve që ka hapur qeveria shqiptare, jo vetëm për shkollën Babë Dudë Karbunara por edhe për shkollën 28 nëntori janë dy shkolla që janë në qendër të qytetit. Janë dy shkollat më të mira të Bshkisë së Beratit. Babë Dudë Karbunara ka dalë për vite me radhë në 10 gjimnazet më të mira të Shqipërisë. Projekti është me një vlerë prej 120 milionë lekë të reja dhe akoma nuk ka gjetur rrugën e financimit nga qeveria shqiptare.”

Shkolla e mesme Babë Dudë Karbunara është ndërtuar në vitet ‘60. Në vitet 2003-2004 është bërë rikonstruksioni i saj, por që prej asaj kohe ndërtesa ka pësuar dëmtime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!