Berat, 3 ditë aksion pastrimi/Klosi: Nuk do të lejojmë të përmbytet

schedule13:49 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 13:49 - 15 Dhjetor, 2017

Ministri i Mjedisit dhe i Turizmit Blendi Klosi po drejton një aksion tri ditor për pastrimin e Beratit. Ai tha se pakësaj nuk do të lejojmë më që ky qytet të përmbytet.

 

Tri ditë aksion për Beratin.

Një nisme e Ministrise të Mjedisit dhe Turizmit, për të larguar ndotjen nga shtrati i lumit Osum.

Në projekt janë edhe lagjet “Goricë”  e “Kala”.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ndodhet në krye të operacionit, të cilit i janë bashkuar forcat e ushtrisë së Repartit të Reagimit të Shpejtë, mjetet e TAP, punonjës institucionesh dhe nxënës shkollash.

“Pastrimi i kësaj zone është jetësore kjo zonë për Beratin, sepse e pam se si qyteti u përmbyt. Nuk mund të lejojmë që qyteti të përmbytet më. Është jetësore që mijëra turistë që vijnë në këtë qytet që këtu jetojnë njerëz që duan qytetin dhe kujdesen për të, u shpreh ministri Klosi. Sot shpresojmë që të ndryshojmë faqen dhe pamjen e lumit për të ndryshuar pamjen e qytetit është fillimi i një operacioni të madh për të pasur Beratin që duam, tha ai.

Rruga Ura e Re Velabisht – Ura e Goricës, bregu i lumit në lagjen “Goricë” do të pastrohen këtë të premte. Ditët e ardhshme aksioni do të përqendrohet në rrugët e sheshet, tek Varreza Burdullias – Qafën e Kalas, në rrugën Ish-Merkato – Qafa Kala dhe rrugët kryesore në njësinë Administrative Otllak, Sinjë, Roshnik, Velabisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!