“Bëra sikur e harrova”, Albano Bogdo tregon si i propozoi partneres

schedule22:39 - 10 Maj, 2021

schedule 22:39 - 10 Maj, 2021

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka zbuluar mbrëmjen e sotme se si e ka njohur partneren e tij, si e bën atë për të qeshur, por edhe si i ka propozuar.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Piter Pan”, ai tregoi se koha e propozimit ishte ditëlindja e saj, një ditë të cilën ai me qëllim “e kishte harruar”, por sepse kishte një plan.

“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen”, tregoi Albano, por të gjithë këtë e bëri, sepse të nesërmen kishte një plan: “Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: “Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?” U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: “Po kjo ç’është?” “Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…”/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AlbanoBogdo (@albanobogdo2020)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!