“Bëra piktura dhe bocete për Skënderbeun dhe luftën iliro-romake”, Bakalli: Por institucioni punonte për hesap të vetë

schedule11:50 - 21 Mars, 2023

schedule 11:50 - 21 Mars, 2023

Gjatë rrëfimit të tij në “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, piktori i njohur, Naxhi Bakalli ka folur për muralin e Skënderbeut. Ai ka thënë se është marrë me të gjithë planimetrinë. Sakaq, ka treguar se ka bërë bocetet për sallën që i kushtohet luftës iliro-romake.

Sipas Bakallit, pastaj evoluan gjërat në një mënyrë të tillë, që institucioni punonte në një mënyrë të tillë për hesap të vetë.

“Kur kam marr vesh që ishte edhe i Tiranës dhe i Krujës, jam aneksuar si njëri dashamirës. Dora-dorës kam dhënë gjykimet e mia për çështje të ndryshme, për aq njohuri sa kam unë në sferën e arkitekturës dhe sferave të ndryshme funksionale të zhanreve të ndryshëm të realizimit të një vepre arkitektonike, e cila përveç gurit dhe llaçit, ka dhe një derë prej druri, ka dhe një karrige, dhe një llampadar dhe një kolon. Pra, jam marrë me të gjithë planimetrinë. Unë jam marrë prej vullnetit të mirë dhe jo prej angazhimit. Derisa u krijua ideja që ky e njeh platformën dhe po mundohet ta maternizojë në vizion. Edhe kam bërë bocete për sallën që i kushtohet luftës iliro-romake.

Pastaj evoluan gjërat në një mënyrë të tillë, që institucioni punonte në një mënyrë të tillë për hesap të vetë. Kur them institucioni, organizmat dhe gjithë hierarkia institucionale që në atë kohë ishin në moto me preferencat e veta që i ishin bërë një kategorie dhe jo një kategorie tjetër. Gjë që i ka kushtuar edhe më pak vepra të mirëfillta”, u shpreh piktori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!