“Veprimet e Ilir Metës janë më të rënda pas aktit të parë juridik që mori. Një deklaratë e Presidentit ka ndikim. Thirrjet për gjak të thëna nga Presidenti i Republikës kanë përthithje të ndryshme në njerëz të ndryshëm”. Kështu ka deklaruar në studion e ABC News deputeti socialist Ilir Beqja i pyetur për vendimin për opinion të komisionit të Venecias në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
“Ne e kemi patur Komisionin e Venecias këshillues të mirë në gjithë hapat që kemi hedhur prej 20 vjetësh. Komisioni Hetimor ka marrë kohën 3 mujore”.
Sipas tij Presidenti i Republikës si institucion duhet të jetë i përgjegjshëm dhe të zbatojë kornizën kushteuetuese.
“Ne duam që Presidenti i Republikës si institucion të jetë i përgjegjshëm dhe të zbatojë kornizën rigoroze kushteuetuese të funksionit të tij”.
I pyetur nëse Komision i i Venecias kthen një opinion në favor të Presidentit Meta a do tërhiqen, Beqja shprehet:
“Ai ndjen shkërmoqjen e investimit më të madh të tij që është LSI dhe unë mendoj që kjo është kriza kryesore që ka Ilir Meta si politikan sot, por mënyra si e reflekton është me luhatje kohët e fundit.
Gjërat nuk janë të thëna njëherë e përgjithmonë, fakti që ne vetë kërkuam opinionin e Venecias, ne duam të marrim në konsideratë dhe sipas tij do bëjmë vendimmarrjen”. /abcnews.al