Beqaj: Shqiptarët përfitojnë 39% më shumë para se në 2013, në maj do na vlerësojnë me votë

schedule15:27 - 29 Korrik, 2020

schedule 15:27 - 29 Korrik, 2020

Deputeti Ilir Beqja ka kritikuar zërat opozitarë në lidhje me të ardhurat që marrin familjet shqiptare.

Gjatë fjalës së mbajtur në parlament Ilir Beqaj theksoi se transfertat në ndihmë të buxheteve familjare  për paga, sigurime shoqërore, ndihmë ekonomike, pagesa për papunësinë si dhe kompensim për ish të përndjekurit politikë në 6 vite është  rritur me 39 %.

Për deputetin socialist rritja e të ardhurave në familjet shqiptare është arritur duke ulur shpenzimet vjetore për interesat e borxhit, të cilat në  2019 janë 8 % më pak se në 2013.

Këto janë disa fakte që sipas Beqaj  kanë bërë që  shqiptarët edhe konsumojnë më shumë, edhe kursejnë më shumë.

LEXO edhe: Covid-19, Beqja në Kuvend: Me maskë mbuloni gojën dhe hundën, jo veshët

Ndërsa vlerësimin  konkret thotë se do e bëjnë  shqiptarët në maj të 2021 me votën e tyre të mençur.

Nuk mungoi edhe një mesazh për situatën e COVID.

Ilir Beqaj i cili ka mbajtur postin e Ministrit të Shëndetësisë i kërkoi qytetarëve që të zbatojnë çdo këshillë që autoritetet shëndetësore do të udhëzojnë./abcnews.al