Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beqaj jep para për lirinë/ Ofron 20 mijë euro garanci, kërkesë gjykatës për ndryshim mase

schedule15:34 - 31 Mars, 2026

schedule 15:34 - 31 Mars, 2026

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar në Gjykatën e Posacme zëvendësimin e masës së sigurise së arrestit me hurg në një masë më të lehtë duke ofruar një garanci pasurore prej 20 mijë eurosh në këmbim të lirimit nga qelia.

Kërkesa e Beqaj vjen rreth 2 vite pas arrestimit të tij nga Spak mbi dyshimet se ka kryer veprat penale korrupsion pasiv, shkelje në procedurat e tenderëve, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja, mashtrim në bashkëpunim dhe fshehje të pasurisë. Ndërkohë të martën GJKKO rrëzoi kërkesën e bashkëpunëtorit të Beqajt Ermal Kurtulaj për ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg” me një tjetër masë më të lehtë sigurie.

Sipas SPAK, Ilir Beqaj, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm i SASPAC-ut, ka urdhëruar biznemenit Kurtulajn, me të cilin kishte njohjet të hershme që të zbatojë prokurime fiktive në kundërshtim me ligjet e BE. Tenderat, sipas SPAK, bëheshin vetëm për efekt dokumenti dhe më vonë përfundonin tek kompani të lidhura me Ilir Beqajn./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!