Beogradi zyrtar apel serbëve të Kosovës

schedule17:00 - 6 Tetor, 2019

schedule 17:00 - 6 Tetor, 2019

Zgjedhjet e të dielës në Kosovë, janë një proces i rëndësishëm dhe për Beogradin zyrtar i cili vazhdon të bëjë thirrje që serbët e Kosovës të dalin sa më të shumtë në numër në votime.

Qeveria e Serbisë ka bërë thirrje për të votuar sa më shumë. Në kryeqytetin e Serbisë priten rezultatet, por dita është e qetë.

Marko Gjuric, i zyrës për Kosovën ka thënë se kjo është ditë historike pasi pa votuar ekzistenca e serbëve do të vihet në pikëpyetje. Ka ftuar serbët të votojnë sa më shumë.

Analistët thonë se për Serbinë zgjedhjet kanë rëndësi kur të dalë rezultati.

Jaksha Shcekic, thotë se zgjedhjet për serbët nuk do të ndryshojnë shumë, por ky mandat do të jetë i rëndësishëm për zgjidhjen Kosovë-Serbi.

“Problemi është se cfarëdo marrëveshjeje të arrijnë Beogradi dhe Prishtina, vështirë se presidenti Vucic do të mund ta prezantojë në Serbi si një ide të mirë. Pikërisht për këtë arsye ai nuk po nxiton, tha analisti Jaksha Shçekiç.

Analisti Millivoje Mihajlovic, me origjinë nga Prishtina, thotë se ndryshimet mund të ndodhin, por ka shkuar shumë kohë pa zgjidhje dhe kjo vështirëson jetën e qytetarëve.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të kuptojnë se politika e ardhshme duhet të jetë jeta e qytetarëve, asnjë ndarje dhe asnjë konflikt të ri, por jeta e përditshme,  pasi kjo këtu është me rëndësi dhe nuk po ndryshon“, tha Mihajllovic.

Serbia ka mbështetur hapur listën serbe dhe zgjedhjet shihen si mjet për të forcuar pozitën e Serbisë në bisedime në rast të fitores totale të Listës Serbe./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!