Beogradi reagon për zgjedhjet në Kosovë: Fitorja e Listës Serbe tregon përforcim të pozitës serbe

schedule12:28 - 7 Tetor, 2019

schedule 12:28 - 7 Tetor, 2019

Në Beograd rezultatet e zgjedhjeve të së dielës në Kosovë shihen si një tregues i qartë i përforcimit të pozitës së Serbisë në vend, por dhe në tryezën e dialogut me Prishtinën.

Fitorja e Listës serbe konsiderohet një forcim i pozitës së Serbisë në Kosovë dhe në dialog. Kjo për shkak se qeverisë së re mund ti duhen serbët për të konfirmuar parimin e përfaqësimit. Festa e serbëve ka qenë e madhe. Një fitore historike e quan edhe shtypi serb, por shpreh dyshim se si do të jetë qeveria e ardhshme ndaj serbëve.

Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuric, thotë se arsyeja e festës vjen pasi kushdo që dëshiron të formoj qeverinë do të duhet të diskutoj me serbët.

Marko Gjuriç, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën: Kjo fitore na detyron të punojmë edhe më shumë për serbët dhe është rezistencë pë rata që u arrestuan. Kjo forcon pozicionin e Serbisë dhe ata që duan të bëjnë qeverinë do të negociojnë me listën serbe.

Por, analistët thonë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, tregojnë që Lista Serbe nuk do të ketë një rol shumë vendimtar në qeverisjen e ardhshme, pasi pavarësisht pranisë, shqiptarët do ta kenë shumicën e duhur për qeverisje stabile.

Dusha Janjiç, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike: Në bazë të ligjit do të duhej të ishte dikush nga serbët në qeveri, por se a do të jenë Lista Serbe apo do të ketë formë tjetër kjo nuk do të thotë se është e sigurt pasi varet nga ai që do të bëj qeverinë.

Nuk dihet se cilat do të jenë kërkesat e Listës Serbe, por serbët presin që të jenë pjesë e qeverisjes dhe fushata e tyre ka qenë për fitore absolute të një liste të vetme serbe, që duket se ka arritur qëllimin.

Gazetar i ABC News Beograd: Idro Seferi