Kryeqyteti serb është bllokuar dhe njëkohësisht zbukuruar me flamuj serbë dhe francez në pritje të presidentit Macron. Kreu i shtetit francez do të qëndrojë në Beograd në kuadër të vizitës dy ditore.
Serbia është gati për të pritur presidentin francez, Emmanuel Macron. Një nga stolisjet e rralla të qytetit më flamujt trengjyrësh, serb dhe francez. Policia u ka kërkuar falje qytetarëve pasi do të ketë siguri maksimale për arritjen e mikut nga Parisi.
Këtë pritje Serbia ia dedikon miqësisë me Francën, por edhe pritjeve politike që i ka pasi do të flitet për Kosovën. Mijëra policë do të kujdesën për sigurinë e tij, kurse Macron pritet të arrijë në Beograd nga Rusia pasdite. Beogradi shpreson mbështetje për në BE dhe rifillimin e dialogut me Prishtinën.
Marko Savkoviç, është analist i një instituti politik. Porositë nuk do të jenë konkrete, por vizita është e rëndësishme.
Marko Savkoviç, fondi beogradas për politika të veçanta: Franca duket se i është përgjigjur thirrjes së Gjermanisë për një angazhim më të madh sa i përket Kosovës. Por, ka qenë kundërshtare e zgjerimit si të tillë. Natyrisht që do të ketë përpjekje për dialogun, por Franca e konsideron vetën superfuqi globale dhe besoj se do të ketë qëndrim autonom pavarësisht qëndrimeve të disa vendeve Perëndimore.
Presidenti Francës në kryeqendrën serbe do të ketë një agjendë të ngjeshur. Në Pallatin e Serbisë për disa orë e më pas edhe vizita në përmendoret dhe vendet që shënojnë historinë e përbashkët francezo-serbe.
Ditën e ditë ai pritet të jetë bashkë me disa student dhe aktivist të një qendre rajonale. Kjo vizitë konsiderohet e rëndësishme për shkak të përfshirjes së Macron në proceset e Ballkanit, por edhe pasi është vizita e parë e një presidenti pas dy dekadash./ABC News Albania 24/7