Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beogradi komenton ndeshjen Serbi-Zvicër: Duhet të triumfojë futbolli, jo politika

schedule15:38 - 22 Qershor, 2018

schedule 15:38 - 22 Qershor, 2018

Analistët në Beograd kanë komentuar ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës. Ata shprehen se dëshirojnë që në këtë takim të triumfojë sporti dhe jo politika.

Ky ishte momenti i golit të Serbisë kundër Kostarikës. Serbia shënoi fitore në ndeshjen e parë. Ky shtet e kishte njohur pavarësinë e Kosovës I pari andaj tifoja ishte e zjarrtë si hakmarrje. Pas tyre vjen Zvicra. Për beslidhjen helvetike janë shumë shqiptarë si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ky fakt nuk ka ngelur jashtë vëmendjes në kampionat.

Futbollistëve serb u janë premtuar 10 milionë euro nëse fitojnë botërorin. Para se të niseshin në Rusi u pritën nga I pari I vendit dhe presidenti serb pati një porosi për futbollistët duke u dhënë kurajo.

Alleksandar Vuçiç, President i Serbisë: “Besoj tek këta çuna dhe do të sjellin rezultat më të mirë se sa të gjithë e besojnë. Natyrisht, nënkuptohet, ta mundni Zvicrën thellë”.

Komentet e shumta nuk munguan as më vonë. Ekspertët e futbollit thonë se do të jetë ndeshje e vështirë. Në kohën e ish komentatorit të futbollit mbase Zvicra do të ishte kombëtarja e Jugosllavisë.

Millojko Pantiç, Ish-Komentator Futbolli: “Në kohën time zvicerianët i kemi konsideruar orëndreqës të mirë dhe bankier pasi kanë patur bankat më të mira. Në futboll tani shumë ekspert nga ish-Jugosllavia kanë ndërtuar futbollin atje dhe një orë fantastike futbolli”.

Sheshi Nikolla Pashiç duket i gatshëm për çdo ndeshje. Për zviceranët Zvicra është Zvicër. Kolegu Georg Haesler, thotë se shumë futbollist kanë patur histori familjare me Serbinë.

Georg Haesler, Gazetar i Televizonit Srf, Zvicër: “Në Zvicër kemi edhe shumë serb dhe duhet balansuar. Raportimi është i vështirë. Natyrisht shumë kanë historitë e tyre, por në fushë janë 11 futbollist dhe secili me pasaportë zviceriane është zvicerian dhe për mua është me rëndësi që në fund të trimfoj futbolli dhe jo politika”.

Shumë e kanë krahasuar Zvicrën me Shqipërinë dhe në shtyp komentet nuk kanë munguar duke e krahasuar simbolikisht si ndeshjen e dronit. /abcnews.al

Gazetar i ABC News : Idro Seferi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!