Beogradi kërkon një datë konkrete për anëtarësim nga BE

schedule15:17 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 15:17 - 21 Dhjetor, 2017

Ministrja serbe për integrimet europiane deklaroi se vendi i saj ka të drejtë të dijë datën e saktë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ajo shtoi se qytetarët serbë duhet të dinë sa do të presin, duke marrë në konsideratë se vitet e mëparshme kanë qenë një zhgënjim për vendin.

Serbia kërkon një datë konkrete për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ka qenë kjo deklarata e ministres serbe për integrimin europian, Jadranka Joksimovic. Ajo shtoi se qytetarët serbë duhet të dinë sa do të presin, duke marrë në konsideratë se vitet e mëparshme kanë qenë një zhgënjim për vendin

Deklaratat e ministres serbe ishin reagim ndaj kryetarit të delegacionit të BE-së në Komitetin Parlamentar, Eduard Kukan i cili u shpreh se jeta politike në Serbi është në një gjendje jo të morë, pasi Beogradi po këmbëngul vazhdimisht për një datë konkrete për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Kukan theksoi se çdo vend që i është bashkuar BE-së ka kaluar nëpër të njëjtin proces dhe ështeë anëtarësuar vetëm atëherë kur ka qenë gati. AI më pas kritikoi Serbinë e cila ankohet se Bashkimi Europian i vemnmdos herë pas here kritere të reja për të përmbushur, një gjë që sipas Kukan nuk është aspak i vërtetë

Ministrja Joksimovic tha se Serbia nuk po bën viktimën por dëshiron të ketë një kornizë të saktë kohore për anëtarësim në BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!