Benzema nuk ka të ndalur, francezi vendos rekord trofesh

schedule19:17 - 1 Maj, 2022

schedule 19:17 - 1 Maj, 2022

Karim Benzema fitoi titullin ne Realin ditën e djeshme, pas fitores me “poker” ndaj Espaynol në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Me këtë trofe të fituar sulmuesi francez ka hyrë në historinë e futbollit, pasi 34-vjeçari që luan me madrilenët ka arritur të fitojë plot 29 tituj, duke u renditur i pari në listën e lojtarëve francez me më shumë trofe.

I dyti renditet francezi i Bayern Munich, Kingsley Coman me 26 tituj, ndërsa podium plotësohet nga ishi i bavarezëve, Bixente Lizarazu, me 24 tituj.

Në vend të katërt qëndron lojtari i Salernitanës, Frnack Ribery, po me 24 tituj, në vend të pestë renditet lojtari i Inter Miami, Blaise Matuidi me 21 tituj dhe vendin e gjashtë e mban ishi i Manchester United, Patrice Evra, me 21 tituj.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!