Bënte sikur i vaksinonte kundër Covid-19 për marrjen e certifikatës, arrestohet infermieri italian

schedule16:38 - 10 Janar, 2022

schedule 16:38 - 10 Janar, 2022

Një infermier 51 vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka kundrejt ryshfetit  nuk i ka vaksinuar me vaksinën anti Covid disa qytetarë.

Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Ankonës në Itali, ku 51 vjeçari ashtu si disa kolegë të tjerë muajt e fundit, kanë zbrazur shiringën, pa prekur gjilpërën në krahun e qytetarëve kanë bërë sikur kanë vaksinuar qytetarët.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se kundrejt një pagese prej 400 eurosh infermieri i arrestuar dhe bashkëpuntorët e tij nuk e aplikonin vaksinën n trupin e qytetarëve por e derdhin me qëllim që ato që nuk donin të vaksinoheshin të merrnin certifikatën e vaksinimit.

Infermieri akuzohet për ryshfet, me ndihmën e katër personave të tjerë, të cilët vepronin si ndërmjetës. Policia e Ankonës sekuestroi një total prej 18,000 eurosh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!