Bënte mijëra euro me “të bardhën” që shiste çdo javë, policia italiane “zë në kurth” të riun shqiptar

schedule10:48 - 5 Tetor, 2022

schedule 10:48 - 5 Tetor, 2022

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pesaro, pasi është kapur nga policia me lëndë narkotike.

Hetuesit prej disa kohësh kishin nisur t’i kushtonin vëmendje shqiptarit, i dyshuar si në qendër të një veprimtarie trafiku droge. Nga hetimi i kryer ndaj tij, në fakt kishte rezultuar se 33-vjeçari udhëtonte me makinën e tij, madje dy herë në ditë, nga Romagna aty pranë në Pesaro, ku kontaktonte me subjekte të njohur si përdorues kokaine.

Pasditen e së premtes së kaluar, datë 30 shtator, agjentët, duke besuar se i huaji, në funksion të fundjavës kur kërkesa për drogë rritet, ishte gati të merrej me drogën, e kanë pritur përgjatë rrugës, duke e bllokuar atë brenda makinës së tij, shkruajnë mediat italiane.

Atij iu gjetën 8 doza kokainë, në total rreth 23 g. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën gjithashtu edhe 270 gramë lëndë narkotike kokainë.

Në bazë të provave, hetuesit besojnë se ka gjasa që shqiptari të ketë pasur një xhiro të konsiderueshme, e cila mund të arrijë në 15 mijë euro në javë. Pra me sa duket, ai, vepronte si furnizues i kokainës, i destinuar për t’u blerë nga klientët vendas, për t’u prerë më pas dhe për t’u tregtuar. /abcnews.al