Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po e çojnë romancën e tyre, të rindezur pas afro dy dekadash, në një tjetër nivel. Një burim pranë këngëtares është shprehur për revistën “People” se ata kanë planifikuar ta kalojnë verën midis Los Angeles dhe Miami-t. Për më tepër, thuhet se Lopez dhe aktori po fillojnë të flasin për të ardhmen.

“Ata janë shumë të lumtur së bashku. Kjo nuk është një marrëdhënie kalimtare. Ata po e marrim seriozisht dhe duan që të jetë afatgjatë.”, tha burimi. “Ata nuk duan të fshihen më. Ata janë të ngazëllyer për marrëdhënien e tyre. Duan të sigurohen që të bëjnë gjithçka që munden.”, tha më tej burimi.
Thashethemet për marrëdhënien e Lopez dhe Affleck u ndezën për herë të parë në fund të Prillit, kur ata u panë jashtë shtëpisë së saj në Los Angeles pas ndarjes së saj nga Alex Rodriguez. Të dy më vonë shijuan një udhëtim në Montana, dhe pas kësaj daljet e tyre kanë qenë të shpeshta. /abcnews.al

