“Bëni fëmijë dhe shihni filma, do dalim në vitin 2040 nga karantina”

schedule23:23 - 17 Mars, 2020

schedule 23:23 - 17 Mars, 2020

Antonio Cassano prodhon gjithmonë lajm dhe batuta me deklaratat e tij. Ish-talenti i madh i futbollit italian po e merr seriozisht koronavirusin dhe ka një mesazh për të gjithë njerëzit.

Nëse vazhdoni të dilni jashtë, do të dalim në vitin 2040 nga karantina. Dy javë më parë mendoja se ky virus ishte diçka sipërfaqësore, por duhet të kemi frikë prej tij. Qëndroni në shtëpi, shihni filma dhe bëni fëmijë”, deklaron Cassano që më pas ndalet te Josip Ilicic i Atalantës dhe Luis Alberto i Lazios, dy nga futbollistët më të mirë të Serie A.

Nëse Ilicic do të ishte takuar me Gasperinin 10 vite më parë, do të ishte një ndër 5 lojtarët më të fortë në planet. Nëse do të ishte në vend të Dybala te Juventusi, gjithë bota do të fliste për të. Luis Alberto? Ai është një lojtar shumë i fortë, Inzaghi ka merita të mëdha. Ishte një mesfushor i çuditshëm, tani është i kompletuar. Goditja e radhës? Carrascal i River Plate, është Kaka-ja i ri”, përfundon Cassano. /abcnews.al

 

Ilicic në një duel me Luis Alberto

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!