Aktori i famshëm i humorit shqiptar, Sejfulla Myftari ose i njohur si Cekja prej shumë vitesh, ka pësuar një aksident rrugor.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, në pamundësi për të ardhur në studio, ai ka treguar detaje se si ndodhi aksidenti. Cekja theksoi se aktualisht është mirë nga ana shëndetësore, por ka shembur mesin.
“Isha në Itali në një koncert dhe mora makinën, erdha nga rruga e Belshit, rrëshkita dhe rash në një kanal. Kam shembur pak mesin dhe është e pamundur. Tani jam më mirë, më ndryshe”, tha ai./abcnews.al