“Bëmë baba të të ngjaj në muzikë”, këngëtari i muzikës popullore: Dasmorët ma kërkojnë vajzën

schedule09:40 - 10 Mars, 2023

schedule 09:40 - 10 Mars, 2023

Këngëtari i muzikës popullore, Mariglen Hazizaj ka qene i ftuar këtë të premte në “ABC e Mëngjesit”, shoqëruar nga vajza e tij, Marinela, e cila ka vendosur të ndjekë gjurmët e të atit. Ai ka treguar fillimisht se si ka nisur të merret me muzikë, që në moshë të vogël.

“Unë jam rritur me pjesën e dasmave dhe ka qenë një ëndërr për mua që në fëmijëri, kaq sa Marinela. Në dasmat e fisit kisha qejf të rrija në pjesën e orkestrës, shkoja dhe nuk ikja nga dasma pa kënduar një këngë”, tregoi Marigleni.

Më tej, ai foli për të bijën, e cila studion piano dhe ka nisur që në moshën 7-vjeçare të angazhohet me muzikë. Madje, këngëtari ka zbuluar edhe herën e parë kur e bija i kërkoi të këndonte në një koncert.

“Ka dëshirë të bëhet edhe këngëtare dhe doktoreshë. Por unë nuk i ndërhyj, sepse është shumë e vogël për të vendosur. Ajo ka edhe një vesh primar në muzikë dhe unë kur bëj këngë, është e para që ia tregoj. Ka ndodhur që ka thënë: ‘Babi nuk më pëlqen’. Zakonisht, këngët që Marinela i ka mësuar janë ato që kanë ecur dhe janë pëlqyer më shumë nga publiku.

Ka qenë vjet për Vitin e Ri, kam qenë në koncert në Vlorë, nuk është se doja ta merrja faktikisht, por mu lut që ta merrja. Edhe më kërkoi të këndonte. Shkova hapa koncertin dhe e hapa vetëm koncertin, fillova po këndoja, vetëm kur kthej kokën mbrapa, shiko Marinela po qante dhe e pyes se çfarë kishte. ‘Babi ti nuk e mbajte fjalën, nuk e hape koncertin bashkë me mua, u mërzita shumë’. Edhe pastaj e lash të këndonte dhe nga ai moment e marr në koncerte. Madje, ka edhe dasmorë që ma kërkojnë, mere dhe vajzën me vete. Marinela studion edhe për piano. Shkon te shkolla artistike “Jakov Xoxa” në Fier”, rrëfeu Marigleni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!