Belsh/ Dy persona sulmojnë njëri- tjetrin me thikë, njëri rëndë

schedule10:43 - 9 Gusht, 2018

schedule 10:43 - 9 Gusht, 2018

Dy persona u përleshen me thika gjatë natës në një fshat të Belshit. Për pasojë të dy morën plagë dhe u shtruan në spital. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas policisë,  Ervin Hysa 29 vjeç nga Kajan u qëllua disa herë me thikë nga Përparim Pepa 23 vjeç. Sipas të dhënave 29 vjeçari ka pësuar 6 goditje thella në pjesë të ndryshme të trupit dhe ndodhet në reanimacion.  Ai ka mundur t’i kundërpërgjigjet 23 vjeçarit Pepa duke i shkaktuar disa plagë të lehta, por që ndodhet jashtë rrezikut. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjes, pasi policia po pret përmirësimin e gjendjes së tyre për t’i marrë në pyetje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!