Bellingham përballë “armikut”, “ylli” anglez akuzoi arbitrin gjerman në vitin 2021 si ish të dënuar për trukim

schedule14:58 - 10 Korrik, 2024

schedule 14:58 - 10 Korrik, 2024

Deri tani ka qenë një nga shpëtimtarët.

Anglia në Euro 2024 nuk do të ishte deri këtu pa Jude Bellingham, që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë në grup, dhe atë të barazimit që shmangu eliminimin në minutën e 95’-të kundër Sllovakisë në raundin e dytë.

Gjithsesi, nëse e tashmja është një mrekulli, “ylli” i Real Madrid ka një moment të së shkuarës që mund t’u prishë punë “Tre Luanëve”.

Në dhjetor të vitit 2021, Bellingham lëshoi një akuzë të rëndë ndaj arbitrit Felix Zwayer, që është caktuar nga UEFA për të drejtuar gjysmëfinalen e Evropianit mes Holandës dhe Anglisë.

Ai shpërtheu ndaj Zëayer pas “klasikes” së Bundesliga-s gjermane mes Dortmund e Bayern Munich, që u fitua 3-2 nga “Bavarezët”, me vendasit që pretenduan penallti, por me arbitrin që nuk e akordoi, dhe madje i dha një 11-metërsh kampionëve.

Ja çfarë tha Bellingham dy vjet e gjysmë më parë.

“Për mua ajo nuk ishte një penallti. Ju e patë se Humels as nuk po shikonte topin, por po luftonte që ta fitontë atë. Lojtari tjetër e goditi. Nuk mendoj se po shihte topin. Ju e patë se ka shumë vendime për t’u parë në këtë ndeshje. Ju I jepni ndeshjen më të madhe në Gjermani një arbitri që është dënuar më parë për trukim ndeshjesh. Çfarë prisni nga kjo?”,- shprehej “ylli” i “Tre Luanëve”, i cili asokohe u gjobit me 40 000 euro për komentet.

Zëayer u dënua me 6 muaj pezullim për një skandal trukimesh në Gjermani në vitin 2005 me protagonist kryesor ish-arbitrin Robert Hoyzer, ndërsa katër vjet më vonë mori licencën për të drejtuar në Bundesliga.

Ndërkaq, kujtojmë se arbitri 43-vjeçar ka drejtuar dy sfida në Evropian, atë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe Portugalisë e Turqisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!