Dita-ditës po dalin destianacone të reja për të ardhmen e talentin anglez të mesfushës Juge Bellinghman, me 19-vjeçarin e Borussia Dortmund, që përveç Real Madrid, Liverpool e Manchester City tashmë po ndiqet edhe nga “gjigandët” fracezë të PSG.
Sipas asaj çka raportojnë mediat franceze, PSG ka nisur bisedimet e para me klubin e “verdhezinjve”, por ende nuk është bërë e ditur nëse klubi ka përgatitur një ofertë për talentin e mesfushës apo jo.
Ndërkaq, kujtojmë se vetë Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi e pëlqen shumë lojtarin teksa e ka konsideruar 19-vjeçarin si një talent të jashtëzakonshëm.
“Bellingham është një lojtar i jashtëzakonshëm. Anglia është me fat që e ka. Të gjithë e duan atë. Nuk kam ndërmend ta fsheh”,- është shprehur Presidenti i francezëve. /i.m /abcnews.al

