Bella Hadid ndahet nga i dashuri pas 2 vitesh lidhje, lufton sërish me sëmundjen e rrallë

schedule09:44 - 20 Korrik, 2023

schedule 09:44 - 20 Korrik, 2023

Bella Hadid dhe Mark Kalman kanë vendosur të bëjnë rrugë të ndara, pas një lidhjeje që zgjati gati 2 vjet. Fjalët për ndarjen e çiftit u shfaqën pasi top modelja mori një pushim nga karriera e saj për t’u fokusuar në shëndetin e saj. Bukuroshja 26-vjeçare prej dy muajsh po lufton me sëmundjen Lyme, një infeksion bakterial.

Siç raporton ET Online, mes çiftit nuk ka ndjenja negative, pasi janë lidhur dhe kanë kaluar shumë mirë. “Ata ishin shumë të dashuruar, por marrëdhënia më në fund mori rrethin e plotë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vogue Italia (@vogueitalia)

Kështu ata vendosën t’i japin fund gjërave. Bella Hadid është një person shumë i mirë, por lufton me presionin e famës. Ajo po mundohet të kujdeset për veten pas ndarjes së tyre ”, tha një burim pranë çiftit të ndarë.

Të dy kanë vendosur të ecin ndaras, ndërsa 26-vjeçarja ka marrë leje mjekësore prej katër muajsh për të luftuar sëmundjen Lyme, me të cilën është diagnostikuar. “Nëntë muaj më parë, ajo vendosi të mos pinte më, kështu që e bëri. Ajo ka qenë esëll prej nëntë muajsh dhe nuk ka pasur asnjëherë problem me alkoolin apo drogën. Bella nuk është në rehabilitim”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

Një person i brendshëm i afërt me Hadid zbuloi për ET se ajo dhe Kalman u ndanë përpara verës dhe se ajo aktualisht “po merr trajtim të përditshëm për sëmundjen Lyme“. Ajo vetë e ka luftuar sëmundjen që në moshën 19-vjeçare. Tashmë ish-çifti thuhet se u njohën përmes punës në Nju Jork në vitin 2020, por pritën deri në verën e ardhshme për të konfirmuar romancën e tyre në rrjetet sociale./abcnews.al