Belinda Balluku prezantohet si drejtuese politike e PS në Dibër

schedule10:51 - 25 Maj, 2022

schedule 10:51 - 25 Maj, 2022

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është prezantuar si drejtuese e re politike e Partisë Socialiste për Qarkun Dibër, në vend të ministrit Ulsi Manja i cili është transferuar në Lezhë. Në prezantim ka marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i cili në një postim në rrjete sociale shpreh bindjen se procesi i zgjedhjeve që po zhvillohet në PS do të japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025.

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut Dibër ku prezantova Belinda Balluku -n si drejtuese politike. Jam i bindur që Belinda ka eksperiencën e duhur për të vijuar punën e mirë të bërë nga Ulsi Manja në këtë Qark gjë që u reflektua me rezultatin fantastik në zgjedhjet e 6 Marsit. Suksese Ulsiut në detyrën si drejtues politik i Qarkut Lezhë. Theksova gjithashtu se procesi i zgjedhjeve në Partinë Socialiste do sjellë rienergjizimin e çdo strukture dhe do na japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025”, shkruan Gjiknuri.

Nga Dibra, Ulsi Manja është transferuar drejtues politik i PS në Lezhë.

/abcnews.al