Belgjika nuk pyet për sugjerimet  e UEFA-s, futbollit i vihet kyçi

schedule13:40 - 2 Prill, 2020

schedule 13:40 - 2 Prill, 2020

UEFA rekomandon që të luhen kampionatet në Europë, por në Belgjikë mendojnë ndryshe. Bordi i Drejtorëve të Pro League ka rekomanduar që sezoni të mbyll këtu dhe tashmë mbetet vetëm të miratohet në një Asamble të Përgjithshme.

Në Belgjikë e kanë gjetur zgjidhjen, duke njohur si renditja përfundimtare aktualen dhe Clubb Brugge merr titullin kampion, kurse AA Gent do të luajë në kualifikueset e Champions League. Charleroi me këtë renditje shkon në grupet e Europa League, kurse në kualifikuese luajnë Antwerp dhe Standard Liege.

Momentalisht ka ende pikëpyetje dhe pritet të diskutohet nëse do të luhet finalja e Kupës, me Antwerp që do kishte një shans për të shkuar në grupet e Europa League, nëse mposht kampionët e Clubb Brugge. Në diskutim është edhe finalja e “play-off”, për ngjitjen në elitën e futbollit belg. /abcnews. al