Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Belgjika njeh Palestinën, por vendos kusht lirimin e pengjeve nga Hamas. Vendimi në mbledhjen e Asamblesë së OKB

schedule14:35 - 2 Shtator, 2025

schedule 14:35 - 2 Shtator, 2025

Belgjika ka njoftuar se do të njohë shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në 9 shtator në Nju Jork. Qeveria Belge lajmëroi gjithashtu se do të vendosë sanksione të reja ndaj Izraelit për shkak të luftës në Gaza.

Lajmi u dha nga ministri i Jashtëm belg, Maxime Prévot, i cili theksoi se ky vendim është një hap i rëndësishëm diplomatik, por do të formalizohet vetëm nëse Hamasi liron të gjithë pengjet izraelite të rrëmbyera më 7 tetor dhe nuk ka më asnjë rol në qeverisjen e Palestinës. Belgjika ka vendosur një sërë masash ndëshkuese ndaj qeverisë izraelite. Mes tyre, ndalimi i importeve të produkteve që vijnë nga vendbanimet e paligjshme, rishikimi i kontratave publike me kompani izraelite dhe kufizimi i shërbimeve konsullore për qytetarët belgë që jetojnë në këto vendbanime.

Dy ministra të linjës së ashpër të qeverisë izraelite, disa kolonë të dhunshëm në Bregun Perëndimor dhe drejtues të Hamasit do të shpallen persona non grata në territorin belg, por qeveria e Brukselit zyrtar nuk beri të ditur emrat e tyre.

Ministri belg i Jashtëm theksoi se këto masa nuk janë kundër popullit izraelit, por kundër një qeverie që sipas tij shkel të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin humanitar. Ai paralajmëroi se Belgjika do të shtojë përpjekjet për të ndëshkuar Hamasin, por njëkohësisht do të intensifikojë masat për të luftuar antisemitizmin në vend, duke përfshirë bashkëpunimin me komunitetet hebraike.

Zhvillimi vjen pasi edhe disa shtete të tjera si Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia ka njoftuar se do të njohin krijimin e një Shteti Palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Përtej njohjes së Palestinës nga Belgjika, Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e disa pjesëve të marrëveshjes së asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Izraelit, me argumentin se Izraeli ka shkelur detyrimet për të drejtat e njeriut. Por ky propozim është bllokuar për shkak të kundërshtimeve të disa vendeve, përfshirë Gjermaninë.

Qeveria Belge e sheh si një ndër cështjet më të rëndësishme ndërkombëtare të momentit dënimin e luftës që Izraeli po bën në Gaza. Partia e Ministrit të jashtëm Belg ka deklaruar se do të bllokojë punën e qeverisë nëse partnerët liberalë dhe nacionalistë flamandë pengojnë një qasje më të ashpër ndëshkuese ndaj Tel Avivit. Kabineti Belg ka zhvilluar disa mbledhje per te trajtuar kete krize dhe per te shmangur prishjen e koalicionit qeverises./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!