Belgjika: Marrëdheniet tona me Shqipërine varen nga situata, aktualisht e komplikuar

schedule14:40 - 14 Maj, 2019

schedule 14:40 - 14 Maj, 2019

Ministri i jashtëm i Belgjikës ka thënë në Bruksel se marrëdhëniet me Shqipërinë janë të varura edhe nga situata politike në fund, të cilën e sheh si të komplikuar. Gjatë një konference me fokus lirinë dhe demokracinë në Shqipëri e Kosovë, shefi i diplomacisë belge shpreh mbështetjen për Shqipërinë dhe Kosovën mbi integrimin evropian. Gjatë konferencës mbi liritë individuale dhe demokracinë, ai thotë se situata për vendet e Ballkanit është e komplikuar por pas Maqedonisë së Veriut do t’i vijë radha edhe vendit tonë. Ministri Reynders shpreson në bashkëpunimin midis Prishtinës dhe Beogradit por sipas tij,  kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ketë mosndëshkueshmëri për çfarë ka ndodhur.

 

Dy kanë qenë mesazhet kryesore që ministri i jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders, ka përçuar mbi Shqipërinë  dhe Kosovën gjatë konferencës së zhvilluar në Bruksel me temën “Liritë individuale dhe demokracia, shembulli i Shqipërisë dhe Kosovës”. Belgjika kujton, se ka qenë në krah të të dyja vendeve në momente shumë të vështira dhe sot i mbështet në integrimin evropian:

Didier Reynders, ministër i punëve të jashtme:

“Ne do të zhvillojmë një debat në verë mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian. I referohem debatit mbi Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë do t’i vijë radha edhe debatit për Shqipërinë, edhe pse situata aktualisht është e komplikuar. Duhen thënë gjërat siç janë. Marrëdhënia jonë është edhe në funksion të situatës në vend”. Belgjika e ka njohur  pavarësinë e Kosovën dhe shpresoj që një ditë Prishtina dhe Beogradi të gjejnë një mënyrë për të rijetuar së bashku pak nga pak. Por ka gjithnjë një parim që rrjedh nga një konflikt. Nuk mund të jetohet me mosndëshkimin. Njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë. Por duhet gjithashtu të imagjinohet një lloj pajtimi dhe jetese së bashku”. 

Ajo që spikati në konferencë ishte dëshmia e belgut, Michel de Maegd, i vetmi gazetar që u lejua brenda kampit tê trajnimit të UCK-së në Krume. Atij i kanë mbetur ende në mendje mizoria dhe mjerimi i luftës, si dhe një listë e gjatë kosovarësh që i kërkonin telefonin për të lajmëruar familjet e tyre në Europë, se ishin gjallë. Për eksperiencën e tij flisnin qartë fotografitë e marra nga kampe të ndryshme të refugjatëve.

Michel de Maegd, gazetar belg:

“Vlen të përshëndetej optimizmi i rinisë shqiptare dhe asaj kosovare, që pavarësisht luftës në Kosovë arrinte të ruante buzëqeshjen siç e shihni në foto. Atëherë kishte kuota për tê ndihmuar kosovarët të zhvendoseshin në Bashkimin Europian. I telefonova ministrit të jashtëm, Louis Michel,duke i shpjeguar që kishte një familje kosovare që plotëson kriteret për t’u futur në avion dhe për t’u zhvendosur në Belgjikë. Ministri më tha se ç’duhej bëja. Sot kjo familje konsideron që unë u kam shpëtuar jetën”.

Për organizatoren e konferencës, Kristela Bytyçi, të gjithë shqiptarët e Belgjikës kanë detyrë të kontribuojnë sot për shtetin e origjinës dhe atë ku jetojnë:

“Mendoj se ne kemi për detyrë të përdorim eksperiencën tonë, dijen tonë dhe njohjet tona në të mirën e shtetit tonë të origjinës, por edhe shqiptarëve në përgjithësi”, tha Kristela Bytyçi kandidate për zgjedhjet rajonale të Belgjikës.

Kristela Bytyçi është kandidate për zgjedhjet rajonale të Belgjikës që zhvillohen së bashku me zgjedhjet federale dhe evropiane në 26 maj./ABC News 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!