Belgjika ka tashmë një tjetër princeshë. Artistja dhe skulptorja Delphine Boel është në prag të zyrtarizimit të bëhet princeshë belge pasi një gjykatë e Brukselit vendosi në favor të saj të enjten.
Ajo ka fituar betejën gjyqësore me ish-mbretin Albert II, që nuk e njihte atësinë mbi të bijën e lindur nga një lidhje jashtëmartesore në vitin 1968, ndërkohë që ishte e martuar me Paola Ruffo di Calabria.
Alberti 86-vjeçar ka mohuar me vite atësinë, por pas pothuajse dy dekadash zhurme mediatike Gjykata belge vendosi në vitin 2018 të bënte testin e ADN-së, shkruan AFP, përcjell abcnews.al.
Thashethemet rreth Albertit dhe nënës se Boelit kishin ekzistuar prej vitesh. Por lajmi se mbreti mund të kishte një fëmijë me të u hap kur një biografi e gruas së Albertit, Mbretëreshës Paola, u botua në 1999.
Gjashtë vjet më parë, Boel, i cili ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me disa anëtarë të familjes mbretërore, hapi procedurat gjyqësore për të provuar se Alberti është babai i saj. g.v/abcnews.al