Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Paraditen e sotme u shqyrtua kërkesa e Belerit për një masë më të lehtë sigurie, me pretendimet se këtij të fundit nuk duhet t’i mohohet e drejta për të marrë mandatin e kryebashkiakut dhe gjithashtu kishte probleme shëndetësore.
Beleri ndryshe nga seancat e tjera, ka qenë edhe vetë i pranishëm.
Pas seancës avokati mbrojtës, thotë se gjykata është e pafuqishme para pushtetit dhe ky vendim është bërë me urdhër të qeverisë.
Avokati thotë se nuk ka pasur asnjëherë një përgjim.
“Jemi të bindur që ai po mbahet politikisht në burg. Kemi bëre kërkesën brenda 31 korrikut dhe ajo duhej bërë pas 5 ditësh. Nuk lënë asnjë shpresë thonë kur të vi çështja në themel.
Përmbajtja e atyre akteve na bëri që të bëjmë këtë kërkesë, sepse më 31 korrik na vunë në dispozicuion në seri provash që ne si dinim. Caktimi i prokurorit të shkallës së parë që janë marrë vendim një ditë më pas. Duke qenë se aktet ne gjetën në dosje që duheshin marrë qëndrimit me Gjykatën…
Nuk ka pasur asnjëherë përgjim. Kjo gjë është me urdhër, se këta s’kanë fuqi, s’janë të fortë para pushtetarëve. Beleri kërkoi të drejtën e tij siç e kërkon gjithmonë, kuptohet nga gjykata u shkruajt bukur arsyetimi ku thanë se nuk plotëson kushtetm” tha avokati i Fredi Belerit./abcnews.al