Në Himarë është mbledhur paraditen e kësaj të marte pritet konstituimi i Këshillit Bashkiak I dalë nga zgjedhjet e 14 majit.
Gazetarja Esiona Konomi raporton nga Himara se me nisjen e mbledhjes kanë nisur edhe tensionet ku mbështetësit e Belerit kërkojnë që të futen në sallë, por nuk lejohen nga policia me pretekstin se nuk ka vende.
“Nxirrni jashtë punonjësit e bashkisë”, thonë mbështetësit e Belerit.
Ndërkohë kryebashkiaku i zgjedhur i në këto zgjedhje Fredi Bejleri i cili ndodhet në burg për shitblerje votash, nuk mund të marrë mandatin e tij pasi nuk i është dhënë leje për të qenë në mbledhje dhe kryesimi i bashkisë do të vijojë nga kryebashkiaku në detyrë Gjergji Goro./abcnews.al