Beleri nga qelia në Athinë/ Avokati: Dhënia e lejes, një “gol” i Ramës për Parlamentin Europian

schedule18:28 - 16 Korrik, 2024

schedule 18:28 - 16 Korrik, 2024

Fredi Beleri la mëngjesin e së hënës burgun e Fierit, pasi mori leje për t’u betuar si eurodeputet.

‘Liria’ e Belerit do të zgjasë vetëm 5 ditë dhe sipas lejes së miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, më 20 korrik Beleri duhet të kthehet në burg për të shlyer dënimin e mbetur për korrupsion zgjedhor.

Ndërsa foli lidhur me këtë çështje, në “Special Report” në ABC News, avokati Edmond Petraj u shpreh se Athina nuk ka fituar aspak “pikë” me këtë situatë.

Sipas avokatit dhënia e lejes, ishte një “gol” i kryeministrit Edi Rama për Parlamentin Europian.

“Ligjërisht unë i qëndroj asaj që kam thënë. Leje mund të marrësh, kur ke një problem të rëndë shëndetësor. Por nuk e përfitonte edhe pse është një hapësirë për sjellje të mirë. Por unë e shoh si një ‘gol spektakolar që Rama i bën PE”. Duke shkuar zoti Beleri që është një person i dënuar me dyshime dhe rekordet që flitet, dhe ne kemi një ligj për dekriminalizimin dhe vetë PE na jepte udhëzime dhe komente për pastrimin e politikës nga element që kanë rekorde dhe nuk janë të përshtatshëm për politikën shqiptarë. Tani vjen një moment që ka rënë ligji dekriminalizimit. Ndërkohë Rama vjen një moment dhe thotë që ne ligjin tashmë e kemi më mirë se ju”, u shpreh ndër të tjera avokati Petraj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!