ABC News ka siguruar pamjet e rikthimit në burg të Fredi Belerit, i cili ishte i shoqëruar nga Petro Gjikuria, kandidat për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit në Himarë. Eurodeputetit i ka përfunduar liria 5 ditore dhe do të vuajë dënimin për blerje votash.
Gjatë fjalës së tij, Beleri ka theksuar se kthye në Shqipëri, pasi është shtëpia e tij dhe nuk e përdori imunitetin e eurodeputetit. Sakaq, ai ka konfirmuar se do të kërkojë në gjykatën e Fierit lirinë me kusht.
“Siç ju kisha thënë u ktheva sot në burg, nuk përdora imunitetin si eurodeputet. U ktheva se këtu në Shqipëri është shtëpia ime dhe këtu dua të jetojë. Jam i bindur për drejtësinë time, në mos në gjykatat shqiptare, në gjykatat europiane. Jam shumë i lumtur që sot më shoqëron kandidati i duhur për Himarën, Petro Gjikuria.
Kam kërkuar lirinë me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet”, tha ndër të tjera Beleri.
Ndërkohë, kandidati Petro Gjikuria, i cili do të garojë për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit në Himarë, ka theksuar se ndihet i sigurt për fitoren e tij.
“Unë jam Petro Gjikuria, erdha nga Amerika dhe ju përgjigja thirrjes së kryeministrit për tu kthyer emigrantët. Himara ka një eurodeputet Fredin Belerin, ndërsa unë kam filluar fushatën dhe pak ditën na kanë ngelur. /abcnews.al