“Beleri”/ Gjermania kundër Greqisë: Athina të mos pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE

schedule18:14 - 27 Nëntor, 2023

schedule 18:14 - 27 Nëntor, 2023

Duket qartë se Gjermania i ka dërguar një mesazh të qartë Greqisë: çështja e Belerit nuk do të bëhet pengesë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Pas komenteve të kancelarit gjerman nga Berlini, i cili u shpreh se anëtarësimi nuk duhet të ndërpritet për shkak të të mosmarrëveshjeve me Greqinë, gazeta greke “TA NEA” vendosi të marrë një përgjigje më të plotë nga ministria e jashtme gjermane:

“Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri , aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri. Përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit, përfshirë edhe “acquis”-në e BE-së”. Është e rëndësishme që kjo të jetë gjithashtu pikë referimi për të gjitha shtetet anëtare në vendimet e tyre për hapat individualë në procesin e anëtarësimit. “Bilateralizimi” ne procesin e anëtarësimit nuk është i pranueshëm”.

Në artikullin e gjatë të publikuar nga “TA NEA” thuhet se qëllimi kryesor i qeverisë gjermane është të parandalojë ndërprerjen e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, për shkak të konflikteve me një vend tashmë anëtar të BE-së.

Me 14 Nëntor Kancelari i Gjermanisë, Olaf Schloz zhvilloi një takim në Berlin me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis, të cilit i shprehu qëndrimin që procesi i integrimit të vendeve të rajonit nuk duhet të bllokohet për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe.

Qëndrimi i Athinës zyrtare vjen pas kërkesave të eksponentëve të lartë të qeverisë greke drejtuar asaj shqiptare për lirimin e Fredi Belerit apo për betimin e tij për të marrë detyrën e kryebashkiakut. Por Tirana zyrtare thotë se Beleri është çështje e drejtësisë shqiptare./abcnews.al