“Beleri çështje e Greqisë, jo e jona”, Rama për mediat greke: Të krijojmë marrëdhenie të mira për dy vendet

schedule13:06 - 13 Maj, 2024

schedule 13:06 - 13 Maj, 2024

“Çështja e Belerit nuk është e jona por e Greqisë”. Kjo ishte përgjigja e kryeministrit shqiptar Edi Rama kur u pyet nga gazetarja greke për datën që kishte përcaktuar për takimin me bashkëadhëtarët e tij në Athinë.

Kreu i qeverisë në këtë mënyrë hodhi poshtë çdo pretendim se tubimi kishte lidhje me arrestimin e kryetari të zgjedhur të Himarës që ndodhët në qeli për shitblerje votash.

“Nuk ka asnjë cështje për ne. Kjo është historia e politikës greke. Nuk është çështja jonë dhe nuk ka të bëjë me ne”

Rama dha një mesazh sharëseje për shtensionimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke.

“Shpresoj se do të arrijmë të bëjmë diçka që përputhet me marrëdhëniet fantastike mes njerëzve të zakonshëm të Greqisë dhe Shqipërisë. Ata meritojnë më mirë dhe ne duhet t’u japim politika shumë të ndryshme”

Komentet edi rama i beri menjëherë pas fjalimit që mbajti para mijëra shqiptarëve në Galatsi të Athinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!