Prej ditësh kanë nisur thashethemet se ylli argjentinas, Belen Rodriguez është shtatzënë. Edhe pse Belen dhe partneri i saj, Antonino Spinalbese nuk kanë konfirmuar asgjë, burime pranë çiftit janë shprehur se lajmet janë të vërteta.
“Ajo është shumë e lumtur dhe nuk do asgjë më shumë se kaq. Ajo do donte të ndalonte kohën sepse vetëm tani ndihet e plotësuar”, është shprehur burimi. Madje, gazetari Santo Pirrotta ka zbuluar se showgirl-i është në pritje të një vajze.
Ai shtoi se vogëlushja do të quhet Tabita, një emër që Belen ka treguar dhe më parë se është ndër të preferuarit e saj. Ky është fëmija i dytë për Rodriguez, e cila ka një djalë 8 vjeç me ish-partnerin Stefano De Martino. /abcnews.al